Ish legjenda e Real Madrid: Jam gati të drejtoj Barcelonën

    Rivaliteti Real Madrid-Barcelona mbetet i madh edhe pasi lojtarët tërhiqen nga futbolli i luajtur. Guti, është një nga legjendat e “los blancos” me 542 ndeshje me fanellën madrilène e madje edhe si ish kapiten por sot ai ka dhënë një deklaratë që ndoshta nuk u ka pëlqyer tifozëve të Real Madrid.

    Ish mesfushori që e ka nisur karrierën si trajner deklaroi se do ta pranonte të drejtonte ish rivalët e Barcelonës.

    “Është një situatë e komplikuar te Barcelona. Shumë herë rezultatet e këqija nuk varen vetëm nga një trajner, por ai është përgjegjësi maksimal. Barcelona nuk është mirë ekonomikisht dhe është në një pozicion të komplikuar. Të bëhem unë trajner i katalanasve? Epo, pse jo? Dikush do të trajnoj dhe t’i tregojë njerëzve se përveç të qenit një lojtar, ka edhe aftësinë për të bërë mirë si trajner, ndaj pse jo”.

    Ndërkohë që Guti u pyet edhe për pasuesin e mundshëm të Koeman që nga të gjithë shikohet si i ikur tashmë nga Barcelona.

    “Xavi në stolin e Barçës? Ashtu siç stërvit Xavi dhe bënte në fushë si lojtar, do të jetë një trajner i madh. Por ndjenja për ardhjen te Barcelona do të rëndojë shumë mbi të, dhe situata është e komplikuar që ai të zbarkojë në “Camp Nou”, përfundoi Jose Maria Gutierrez, ose siç është njohur nga të gjithë, Guti./Ora News/

    Lajmi Paraprak

    Vizita e Von der Leyen në Ballkan: Premtime të bukura, por asnjë mesazh të qartë

    Lajmi i rradhës

    Memishi: Në agjendën e BDI-së lexojmë për pastërti, por nga ana tjetër po ngulfatemi nga mbeturinat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë