Ivan Toney si zëvendësues i Cristiano Ronaldos

    Me kalimin e ditëve, futbollisti portugez Cristiano Ronaldo duket se është gjithnjë e më pak i rëndësishëm në planet e trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag dhe tashmë po flitet për një zëvendësues të yllit të madh.

    Ronaldo është një legjendë e Manchester United, por e ka të vështirë të pranojë faktin që nuk është në plan të parë.

    United tashmë ka “identifikuar” një lojtar që mund të zëvendësojë Cristianon nëse ai largohet nga “Old Trafford” pas Kupës së Botës në Katar.

    Bëhet fjalë për Ivan Toney, një futbollist 26-vjeçar i Brentfordit, i cili ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon.

    Në 10 ndeshjet që luajti, ai shënoi gjashtë gola dhe regjistroi tre asistime.

    Ai tashmë ka debutuar në kombëtaren e Anglisë dhe vlera e tij në treg po rritet vazhdimisht.

    Toney aktualisht vlerësohet në 40 milionë euro. Përveç United, për Toney janë të interesuar edhe Chelsea dhe Everton.

    Nga ana tjetër, Ronaldo po kalon një sezon të vështirë dhe në ndeshjet më të rëndësishme nuk ishte vend në formacionin titullar të Djajve të Kuq, gjë e rrallë për të më parë. 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është nostalgjia, sipas Gabriel Garcia Marquezit

    Lajmi i rradhës

    Dinari i Serbisë futet në tregun e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë