Juventusi në shënjestër ka Naby Keita

    Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, është përfshirë në radarin e Juventusit – njofton Calciomercato.

    27-vjeçari ka më pak se një vit e gjysmë në kontratën e tij në Anfield dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

    Bianconerët thuhet se janë favoritë për nënshkrimin e Keitas dhe tashmë janë duke përgatitur ofertë për afatin kalimtar veror.

    Sipas mediumit italian, Zonja e Vjetër do të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta pasur mesfushorin në skuadër nga sezoni i ardhshëm.

    Ndërkohë, klubi italian do të ketë konkurrencën e klubeve, si Barcelona dhe Bayern Munich, që janë po ashtu të interesuar për Keitan. 

    Lajmi Paraprak

    Pse dietat e fundit përmbajnë çokollatë në listën e ushqimeve?!

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i zgjatur i pajisjeve digjitale bëhet shkak për konflikte familjare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë