Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, do të paraqesin projektin e ri për Superligën Europiane

    Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid po përgatiten të rinisin projektin e tyre të Superligës Evropiane me disa ndryshime kyçe.

    Treshja janë klubet e vetme të mbetura dhe ende të përkushtuara ndaj planit, i cili ishte shpallur në prill 2021 dhe u shemb brenda 48 orëve nga një deklaratë që ishte shokuese në atë kohë.

    UEFA dhe FIFA janë bashkuar për të bllokuar çdo rrugë drejt ringjalljes së idesë, me klubet e tjera – përfshirë Interin dhe Milanin nga Italia – që janë tërhequr.

    Sot në mbrëmje, Telegraph Sport pohon se Juve, Real Madrid dhe Barcelona janë gati të shpallin një tjetër version të garës, i cili do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve.

    Ndër ndryshimet e bëra është hiqja e strukturën të një ‘lige të mbyllur’, e cila kishte qenë një nga shqetësimet më të mëdha të projektit.

    Në vend të kësaj, do të funksionojë me një model kualifikues të bazuar në rezultatet e ligës vendase.

    Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli pritet të prezantojë projektin javën e ardhshme, por UEFA në anën tjetër ka njoftuar se do të ketë financime të reja dhe më të mëdha për konkurrentët e Ligës së Kampionëve. 

    Lajmi Paraprak

    Cilat sanksione do ta dëmtonin më shumë Putinin?

    Lajmi i rradhës

    Hajdari-Qamili: Moszbatimi i gjuhës shqipe në institucione, vjen për shkak të paragjykimeve të udhëheqësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë