Kampioni botëror në “Muay Thai” Luan Rudaj pranon mirënjohje nga ambasadori Ukelli

    Kampioni Botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing), Luan Rudaj sot ka pranuar mirënjohje nga ambasadori Ukelli për rezultatet e arritura dhe kontributin e tij në masovizimin e sportit tek diaspora shqiptare në Zvicër, përcjell Nistori.

    Ndryshe, Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar. Ai titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti.

    Rudaj me krenari theksoi që në Federatë ka të regjistruar edhe shtetësinë e Kosovës pasi që synon që një ndeshje për kampion bote ta zhvilloj në Kosovë. Sportistët si Luani janë Ambasadorët më të mirë të vendit tonë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev me kritika ndaj BE-së: Ideja europiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi bullgar

    Lajmi i rradhës

    KONTESTI RMV – BULLGARI | Dimitrov: Ai bën propozime në favor të palës bullgare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë