Karim Benzema vendimtar në lojën e Real Madridit

    Karim Benzema ishte edhe një herë vendimtar në lojën e Real Madridit duke i realizuar dy nga tre golat në humbjen prej 4-3 nga Manchester City.

    Në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad Stadium, sulmuesi francez ishte ai që i riktheu në lojë Mbretërit në pjesën e parë pas një dominimi të Citizens dhe po ai realizoi me panenka golin e tretë nga pika e bardhë.

    Tashmë, Benzema ka realizuar 41 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe mbetet një nga konkurrentët kryesorë për Topin e Artë.

    Ai i ka dërguar një paralajmërim Cityt para ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu: “Humbja nuk është asnjëherë e mirë. Kemi nevojë për tifozët më shumë se kurrë, por do të bëjmë diçka magjike dhe do të fitojmë”, deklaroi për televizionin spanjoll pas ndeshjes.

    Në javën e kaluar, Benzema u bë futbollisti i parë i Real Madridit që humbte dy penallti brenda një ndeshjeje të La Ligas (ndaj Osasunas) dhe i pari në kampionatin spanjoll që i ndodhte kjo që nga viti 2005.

    Francezi i ka humbur katër penallti në total këtë sezon, por kjo nuk e pengoi ta merrte përgjegjësinë ndaj Cityt dhe të realizonte me panenka.

    “Nëse nuk i ekzekuton penalltitë, atëherë nuk do t’i humbësh kurrë. Vetëbesim, asgjë më shumë. Është gjithçka mendore”, ka deklaruar Karim.

    Benzema tashmë ka shënuar 14 gola në 10 paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe vazhdon me sezonin e jashtëzakonshëm. 

    Lajmi Paraprak

    Depresioni dhe obeziteti tek të rinjtë, çfarë tregojnë studimet

    Lajmi i rradhës

    Blinken thotë se Putin nuk është serioz që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë