Këto janë dy skuadrat e para që sigurojnë fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

    Janë dy skuadra që tashmë edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    E para është skuadra e madhe gjermane Bayern Munich ajo që e ka mposhtur Benfikën me rezultat të thellë 5-2 duke marr kështu 12 pikë nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

    ”Bavarezët” e kryesojnë grupin E me 12 pikë dhe janë të ndjekur nga Barcelona me gjashtë pikë, kurse vendi i tretë mbahet nga Benfika me katër pikë.

    Skuadra tjetër që e ka siguruar fazën tjetër të Ligës së Kampionëve vjen nga grupi H dhe ajo është Juventusi që e kryeson grupin me 12 pikë pas fitores me rezultat 4-2 ndaj Malmos.

    “Zonja e Vjetër” pasohet nga Chelsea me nëntë pikë dhe pastaj vjen Zeniti me tri pikë dhe Malmo që mbetet pa pikë edhe pas katër ndeshjeve.

    Lajmi Paraprak

    KRESHTA TË VOGLA FILLIMBOTE

    Lajmi i rradhës

    A është i interesuar Kasami t’i ndajë postet me ASH-në në komunën e Tetovës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë