KF “Voska Sport” kaloi në Ligën e Parë, “Gostivarit” i duhet fitore ose barazim

    Klubi i futbollit “Voska Sport” edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Gostivarit i duhet vetëm edhe një barazim në dy lojërat e fundit.

    “Përkundër barazimit 2:2 në derbin lokal ndaj Ohrid Lihnidos, skuadra jonë vitin tjetër do të garojë në Ligën e Parë, kjo falë disfatës së Vardarit në duelin përballë Teteksit. Pikërisht kjo disfatë e “kuqezinjëve” nga Shkupi, na mundësoi që dy xhiro para fundit të sezonit 2022/23 të realizojmë ëndrrën dhe të sigurojmë një vend për në Ligën e Parë”, informoi “Voska Sport”.

    “Gostivari” që gjendet në pozitën e dytë, me fitoren e djeshme i afrohet Ligës së Parë, pasi ka pesë pikë më shumë nga vendi i tretë.

    Në Ligën e Dytë kanë ngelur vetëm edhe dy ndeshje në sezonin 2022/23.

    Ndryshe, ekipet tjera shqiptare që janë në ligën e parë janë: “Shkëndija”, “Shkupi” dhe “Struga”.

    Lajmi Paraprak

    Gjithmonë të uritur? Mësoni diçka me rëndësi për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Inflamacioni kronik prek çdo moshë – Si ta luftoni për shëndet të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë