Kush ka më shumë gjasa ta fitojë Kampionatin Botëror?

    Pas shortit për Kampionatin Botëror, kompanitë e basteve kanë hedhur koeficientët e parë sipas të cilave Brazili është favorit më i madh për të fituar trofeun në Katar.

    Brazilianëve iu dha një shanse mesatare prej 5.5 për të fituar Kupën e Botës, dhe ndjekësit më të afërt janë Franca dhe Anglia me një mesatare të kuotës prej 6.5.

    Pas tyre vijnë Spanja (9), Argjentina (10), Gjermania (12), Belgjika (13), Portugalia (13) dhe Holanda (13).

    Në grupin e dytë të favoritëve bëjnë pjesë Danimarka (29), Kroacia (51), Uruguai (51), Zvicra (81) dhe Senegali (81).

    Shtetet e Bashkuara (101) kryesojnë grupin e tretë të favoritëve, të ndjekur nga Polonia (126), Serbia (151), Meksika (151), Ekuador (151) dhe Kanadaja (151).

    Zelanda e Re ka shanset më të pakta për të fituar Kupën e Botës me një probabilitet prej 2,001, përpara Kosta Rikës me 1,501.

    Vlen të theksohet se këto kuota do të ndryshojnë me afrimin e Kampionatit Botëror.

    Lajmi Paraprak

    Fëmija është dembel apo anemik?

    Lajmi i rradhës

    Bullgarët, serbët dhe turqit nuk i pranojnë rezultatet e regjistrimit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë