Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

    Në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, Barcelona triumfoi bindshëm ndaj Levante me rezultat 3-0 në Camp Nou.

    Golat u shënuan nga Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez, ndërsa një nga asistet u realizua nga Lamine Yamal, mesfushori i talentuar i klubit katalanas.

    Me këtë paraqitje, Yamal arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij: u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që regjistron 100 fitore me ekipin.

    Ai arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe 227 ditë, duke lënë pas Bojan Krkic (20 vjeç dhe 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç dhe 275 ditë).

    Ky rekord vjen si një dëshmi e rritjes dhe stabilitetit të Yamal si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Të kujdesesh dhe të paguash – Barrë e dyfishtë për familjarët e pacientëve në QKUK

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria në kaos, mbytet me një pikë ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë