Largimi i Ronaldos nga Juventus, presidenti i Sampdorias jep arsyet

    Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero pohon se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për në Manchester United sepse ai e kuptoi se nuk ishte më lojtari që donte të ishte.

    Reprezentuesi portugez kompletoi transferimin e tij në Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar për 15 milionë euro plus 8 milionë euro të tjera në formë të bonuseve të ndryshme.

    Kjo do të thotë që Juve bëri një humbje në çmimin e blerjes prej 117 milionë eurosh nga Real Madridi, por prapëseprapë përfitoi financiarisht duke hequr nga librat pagën e tij prej 30 milionë eurosh në sezon.

    “Ndonjëherë është më mirë të heqësh dorë nga disa euro sesa të mbash dikë që nuk dëshiron të qëndrojë me ty dhe për këtë arsye nuk po jep më të mirën”, tha Ferrero për “Sky Sport Italia”.

    “Është më mirë për të gjithë të interesuarit që Ronaldo u largua dhe është më mirë për të që ai e kuptoi se nuk ishte më Ronaldo që donte të ishte.”

    CR7 ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshje, nga të cilat gjashtë ishin nga penalltia.

    Ai pati mundësinë të bëjë histori këtë mbrëmje si golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave, pasi aktualisht është në nivel me Ali Daei të Iranit me 109, përcjellë KP.

    Sidoqoftë, gjuajtja i tij u ndalua nga portieri 19-vjeçar i Republikës së Irlandës, Gavin Bazunu.

    Lajmi Paraprak

    Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël edhe këtë vit nuk do të jetë gati

    Lajmi i rradhës

    Mos bashkëpunimi i Besa-LSDM në zgjedhjet lokale: Kjo nuk do të thotë se brenda partnerëve të koalicionit ka problem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë