Lewandowski ka vënë një rekord të ri në kampionatin gjerman

    Sulmuesi gjerman, Robert Lewandowski, ka vënë një rekord të ri në kampionatin gjerman.

    Polaku shënoi dy gola përballë Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, në derbin klasik gjerman, të cilin bavarezët e fituan me rezultat 3-2.

    Në këtë mënyrë, ai e ngriti në 118 numrin e golave të shënuar si mysafir, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjë futbollist në Bundesliga.

    Po ashtu, ky ishte goli i 321-të i Lewandowskit në 350 ndeshje të zhvilluara me Bayern Munichun.

    Ndryshe, kampioni gjerman e ka vazhduar primatin në tabelë me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund.

    Lajmi Paraprak

    Të gjitha veturat e reja do të duhet të kenë një kufizues shpejtësie

    Lajmi i rradhës

    Gjatë vitit 2020, rreth 22% e popullatës në RMV kanë jetuar në prag të varfërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë