“Los Anxhelos 2028” shpalosi listën e sporteve të propozuara

    Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shpalosi listën e sporteve të propozuara për Lojrat Olimpike “Los Anxhelos” të vitit 2028. Si edhe në Lojrat Olimpik “Paris 2024”, nuk do të jetë sporti i karates, ndërsa janë vënë në dyshim edhe tre sporte të tjera: boksi, peshëngritja dhe gara në 5 disiplina e njohur si pentatllon.

    Këto sporte kanë afat prej 18 muajve që të sjellin ndryshimet e duhura, në mënyrë që të mbajnë statusin olimpik edhe në Los Anxhelos. Presidenti Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tomas Bah, konfirmoi se boksi dhe peshëngritja janë sporte problematike, për shkak të korupcionit dhe dopingut.

    Ndërkohë në Lojrat e vitit 2028 janë planifkuar kyçjen e sporteve të surfimit, skejtbordit dhe ngjitjes sportive në male artificiale.

    Në muajin shkurt të vitit 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të konirmojë listën e 28 sporteve për Lojrat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

    Lajmi Paraprak

    Spitali i Kumanovës, tashmë do të ngrohet plotësisht me gaz natyror

    Lajmi i rradhës

    Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet kyç për BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë