“Marca”: Levandovski para Mesit për “Topin e Artë”

    E përditshmja spanjolle “Marca”, ka publikuar renditjen përfundimtare të votave nga gazetarët, kapitenët dhe përzgjedhësit e Kombëtareve, për sa I përket çmimit të “Topit të Artë”, I cili do të ndahet më 29 nëntor. E përditshmja spanjolle zbulon se ylli i Bajernit, Robert Levandosvki, ka mposhtur Lionel Mesin dhe Karim Benzeman.

    Zhorzhinho që ishte fitues i Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve është renditur i pesti, derisa çuditërisht Mohamed Sallah është në vendin e katërt. Zhgënjim i madh ishte i Kristiano Ronaldos që u rendit në vendin e nëntë.

    1.Robert Levandovski – Bajern Munih

    2.Leo Messi – PSZH

    3.Karim Benzema – Real Madrid

    4.Mohamed Salah – Liverpul

    5.Jorginho – Çellsi

    6.Kilian Mbape – PSZH

    7.N’Golo Kante – Çellsi

    8.Erling Haaland – Borusia Dortmund

    9.Kristiano Ronaldo – Man. Junajted

    10.Kevin de Brujne – Man. Siti

    Lajmi Paraprak

    Borisov: Për të pasur mbështetjen tonë pakica bullgare duhet të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, sot në Tetovë me “Marsh Fitues”(Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë