Martial tregon si e refuzoi Barcelonën për Sevillan

    Sulmuesi i Manchester Unitedi, Anthony Martial pranon se e ka refuzuar Barcelonën për t’u transferuar te Sevilla.

    Martial është i huazuar deri në fund të sezonit me Sevillan dhe bëri debutimin e tij në barazimin 0-0 me Osasuna në fundjavë.

    Megjithatë, sulmuesi francez ishte i lidhur gjithashtu me gjigantin nga Camp Nou, Barcelonën dhe atë italian, Juventusin.

    Por, Martial ka treguar se ai ka refuzuar transferimin te Barcelona në favor të huazimit te Sevilla.

    “FC Barcelona foli me agjentin tim. Por, fola me agjentin tim dhe i thashë: “Prioriteti im është Sevilla”.

    “Dhe kur i them diçka dikujt, nuk ndryshoj, e mbaj fjalën”, ka konfirmuar Martial.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Britania e Madhe ndër aleatët kryesor të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë