Mazraouin marrëveshje me Bayernin

    Noussair Mazraoui pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar veror.

    Mbrojtësi i djathtë maroken është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe ka pranuar se do të largohet si futbollist i lirë.

    Mazraoui është objektivi kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes të dy gjigantëve evropianë Barcelona e Bayern Munich.

    Por mediat gjermane së fundmi kanë raportuar se bavarezët kanë fituar garën me katalunasit për transferimin e marokenit.

    24-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për të nënshkruar kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë katër milionë euro neto në sezon.

    Përveç marrëveshjes e cila skadon në vitin 2026 në kontratë është mundësia e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

    Gjithsesi zyrtarizimi ende mungon, por besohet se Mazraoui do të transferohet në Allianz Arena si transferim i lirë në fund të sezonit.

    Lajmi Paraprak

    “Lidhja e gazit me Greqinë do të sigurojë pavarësinë energjetike”

    Lajmi i rradhës

    Rrezikohet shëndeti i nxënësve nga pesha e çantës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë