Medalja e artë për Zverevin dhe Bençiçin

    Aleksandar Zverev dhe Belinda Bençiç, janë fitues të medaljeve të arta në garat e tenisit në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”. Zverev u bë gjermani i parë që ka arkëtuar medaljen e artë në Lojrat Olimpike, pasi që në finale mundi Karen Haçanovin me 2-0 në sete, ose 6-3 dhe 6-1 në geme.

    Ndërkohë Belinda Bençiç, siguroi medaljen e parë të artë për Zvicrën, në konkurencën e femrave. Ajo në finale mundi çeken Marketa Vondrusova me 2-1 në sete, ose 7-5, 2-6 dhe 6-3 në geme. Ndërkohë medaljet e bronzit në tenis shkuan në adrës të spanjollit Pabllo Karreno – Busta dhe Elina Svitolina nga Ukraina.

    Lajmi Paraprak

    Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

    Lajmi i rradhës

    Pse rëra e shkretëtirës në Pellgun Tularosa është e bardhë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë