Menaxheri i ardhshëm i Manchester United do të vendos për fatin e Pogbas

    Paul Pogba e pranon se e ardhmja e tij me Manchester Unitedin mund të varet nga menaxheri i ardhshëm i klubit.

    Mesfushori francez është jashtë kontratës në muajin qershor dhe deri tani nuk ka pasur asnjë afrim për një marrëveshje rinovimi me Djajtë e Kuq.

    E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur dhe vet Pogba ka folur për mediumin RMC pas fitores ndaj Tottenham Hotspur të shtunën mbrëma.

    Pogba u pyet nëse menaxheri i ardhshëm mund të jetë faktori vendimtar nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga Old Trafford këtë verë.

    “Është e mundur, ka zgjedhje që duhen bërë me trajnerin”, u përgjigj shkurtimisht Pogba.

    Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventusi thuhet se janë në garë për nënshkrimin e Pogbas këtë verë. 

    Lajmi Paraprak

    Moldavia: Na duhet ndihmë për fluksin e refugjatëve

    Lajmi i rradhës

    Akoma nuk ka heqje të plotë të masave kundër Covid-19 në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë