Milani do ta shpërblejë Theo Hernandez me një rritje të konsiderueshme të pagës

    Milani do ta shpërblejë mbrojtësin francez Theo Hernandez me një rritje të konsiderueshme të pagës në kontratën e tij të re me klubin kuqezi.

    Francezi 24-vjeçari është një nga lojtarët kyç në skuadrën e trajnerit Stefano Pioli dhe dëshiron të mbajë premtimin që i ka bërë Paolo Maldinit, se do të bëhet një figurë historike në klubin kuqezi.

    Siç raportohet nga Calciomercato.com, Milani po punon për t’i ofruar Hernandez një kontratë të re që do të shohë rritjen e pagës së tij nga 1.5 milionë euro në 4 milionë euro , e cila mund të rritet në 5 milion euro neto me bonuse.

    Klubi është ende duke vendosur nëse marrëveshja e re do të përfundojë në 2026 ose 2027.

    Kuqezinjtë duan ta shpërblejnë francezin për besnikërinë dhe cilësinë e tij, pasi ata e vlerësojnë gjithashtu faktin që ai nuk kërkoi shpejt rritje të pagës dhe përkundrazi priti me durim, duke kuptuar rrethanat e vështira ekonomike në klub.

    24-vjeçari Hernandez ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon duke shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime.

    Lajmi Paraprak

    “Besa Trans” nesër i hiqet licenca për aktivitet turistik

    Lajmi i rradhës

    REDUKTIMET E ENERGJISË: ÇKA, QYSH E PSE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë