“Besa Trans” nesër i hiqet licenca për aktivitet turistik

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi në konferencën e sotme për media se nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona.

    Bekteshi tha se sot Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”, sipas të cilit ka dallim në të gjitha informacionet për licencën që ka agjencia e transportit.

    Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të “Besa Trans”.

    Lajmi Paraprak

    Kasami shpalosi planin për parkingje të reja në Tetovë | “Revizion për projektin e ujësjellësit, ndërsa shkeljet me shtegun e biçikletave do t’i dorëzojmë në prokurori”

    Lajmi i rradhës

    Milani do ta shpërblejë Theo Hernandez me një rritje të konsiderueshme të pagës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë