Monedhat e çokollatës shkaktojnë ndërprerjen e Bundesligës – tifozët protestojnë për marrëveshjen e investimeve të huaja

    Monedhat e çokollatës të mbështjella me fletë metalike fluturuan në fushë në Bundesligë të premten në ndeshjen mes Borussia Moenchengladbach dhe Werder Bremenit.

    Me këtë tifozët e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre për një marrëveshje investimi duke detyruar që ndeshja të ndalej shkurtimisht.

    Grupet e tifozëve në të gjithë Gjermaninë janë zotuar të protestojnë kundër planit të ligës për të shitur një pjesë të të ardhurave të ardhshme të transmetimit një investitor të jashtëm.

    Grupet kanë rënë dakord për një protestë të heshtur pa këngë dhe brohoritje për 12 minutat e para të çdo ndeshje këtë fundjavë.

    Kur mbaruan 12 minutat, tifozët e M’Gladbach shkuan një hap më tej duke hedhur në fushë monedhat e çokollatës në fletë ari – një dhuratë e zakonshme feste për fëmijët. Pati një ndalesë prej 5 minutash, ndërsa stafi i stadiumit, i bashkuar nga gjyqtari Felix Zwayer, larguan monedhat.

    Protesta ka pasur edhe në kategorinë e dytë. Ndeshja ndaj Paderborn dhe Hansa Rostock u ndërpre për një kohë të shkurtër, sepse tifozët e Rostock ndoqën 12 minutat e heshtjes me një gjuajtje të një flakadani. 

    Lajmi Paraprak

    Serwer: ekzistojnë tri arsye pse ShBA dhe BE nuk po i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë

    Lajmi i rradhës

    Marcel Marceau, gjeniu i mimikës, heroi i pakënduar i luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë