Mourinho kërkon falje në formë shakaje ndaj Solbakken, bëhet viral momenti kur e fton lojtarin dhe e kthen në bankë (Video)

    Jose Mourinho ka kërkuar falje në formë shakaje ndaj Ola Solbakken, pasi videoja e momentit të zëvendësimit u bë virale në internet.

    Trajneri i Romës e ftoi norvegjezin për ta inkuadruar në lojë kur rezultati ndaj Sampdorias ishte 0-0 në ndeshjen e të dielës.

    Mirëpo, në atë çast, Georginio Wijnaldum realizoi me kokë dhe portugezi vendosi të mos e inkuadronte sulmuesin.

    Derisa ia shpjegonte taktikat e fundit para se lojtari të hynte në fushë, trajneri e hidhte shikimin kohë pas kohe kah loja dhe në një moment Giallorossët kaluan në epërsi.

    Reagimi i Mourinhos me gjeste që i thoshte Solbakkenit që të shkonte të ulej, është bërë hit në rrjetet sociale.

    Vet trajneri i Romës e ka shpërndarë videon në Instagram me përshkrimin: “Më vjen keq, Ola”. 

    @btsport Jose Mourinho was going to make a sub at 0-0… then Wijnaldum scored 😅 #btsport #josemourinho #asroma #seriea #football #soccer ♬ original sound – btsport

    Lajmi Paraprak

    Vrasja e dyfishtë në Çarshi mbetet e paqartësuar, autorët ende në arrati

    Lajmi i rradhës

    Provoni nëse keni IQ të lartë, duke u munduar ta dalloni dhinë e fshehur mes deleve brenda 10 sekondave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë