MUAREM BAJRAMI – TRAJNERI QË “RILINDË” FUTBOLLIN E SHKUPIT: Do të luajmë edhe më mirë!

    Para fillimit të sezonit, duke pasur parasysh cilësinë e stafit të lojës, por edhe përforcimet, klubi Maqedonia GjP është vërë në dukje si kandidat kryesor për renditje të lartë, natyrisht pas Shkupit dhe Shkëndijës.

    Gjithsesi, loja ishte dëshpëruese, rezultatet ishin për t’u dëshpëruar deri më 20 tetor, kur ndeshja si mysafir ndaj A. Pandev debutoi si trajner i parë Muarem Bajrami, deri atëherë asistent i Aleksandër Tanevskit. Dhe që atëherë “luanët” e Gjorçes rilindën. Ata eliminuan A. Pandev dhe Shkupi në Kupë dhe tani janë në gjysmëfinale. Në shtatë ndeshje të kampionati kanë fituar katër ndeshje, kanë dy barazime dhe vetëm një humbje. Më në fund, Maqedonia GjP filloi të ngjitet në tabelë.

    Muarem Bajrami për “Sportmedia”, përcjell Nistori, tregon se cila është receta e asaj rilindjeje të skuadrës të Gjorçes.

    “Në fillim kemi punuar në nivel psikologjik, pastaj i binda veçanërisht lojtarët se ata kanë cilësi të mëdha. Atë e dija shumë mirë, sepse kisha qenë me ta më parë. Dhe filloi puna, si trajner realizova idetë e mia, filluam të ndryshonim diçka dhe këtu filluan sukseset. Lojtarët janë më meritorët, këtu nuk ka dilema. Dhe ky nuk është kufiri përfundimtar i GjP të Maqedonisë, do të jemi edhe më mirë, besoni në këtë.” – tha Bajrami.

    ËNDËRROJ ME MAQEDONINË GjP TË FITOJMË KUPËN

    Ndoshta “treni” për në Europë për kampionatin iku, por për këtë është kupa.

    “Këtu do t’ju tregoj një sekret. Unë personalisht ëndërroj me GjP të Maqedonisë të fitojmë Kupën e Maqedonisë. Ne kemi një shans, pse jo. Arritëm të kalonim Shkupin dhe A. Pandev, por kupa luhet në pranverë, ka kohë për këtë. Tani mendimet tona duhet të jenë te kampionati. Si trajner, u kërkoj lojtarëve të kuptojnë filozofinë time, dhe kjo është kur sulmojmë, sulmojmë si një ekip i tërë dhe kur mbrohemi, mbrohemi njësoj si një ekip i tërë. Është bukur kur në çdo ndeshje ka gjithmonë një lojtar që do të kërcejë, kështu që ne kemi një cilësi individuale”.

    Në ndeshjen e fundit të këtij viti, Maqedonia GjP në kuadër të xhiros së 18-të e pret Rabotniçkin.

    “Ky është një derbi i vjetër i Shkupit. A duhet të flasim për madhështinë e Rabotniçkit, historinë dhe titujt e tij. Megjithatë, ne jemi Maqedonia GjP dhe do të shkojmë për një rezultat të mirë. Luajmë në stadiumin tonë më të bukur, do të kemi kushte të shkëlqyera për lojë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante. Rabotniçki nën drejtimin e trajnerit të ri Borçe Hristov, të cilin e vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme, ngadalë por sigurt po i kthehet rrugëve të fitoreve. Më lejoni të përfundoj, ne e vlerësojmë Rabotniçkin, por e vlerësojmë edhe veten tonë”, tha Muarem Bajrami, strategu i Maqedonisë GjP, ish-trajneri i Shkupit, dikur futbollist i njohur që ka luajtur në disa klube. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bayerni në garë për Antonio Rudiger

    Lajmi i rradhës

    LSDM është në pritje të liderit të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë