Newcastle po mendon për Mario Balotellin

    Newcastle thuhet se po mendon një afrim të bujshëm si ai i Mario Balotellit që aktualisht luan te Adana Demirspor.

    Balotelli, e njeh mjaftë mirë Ligën Premier, pasi ka luajtur me klube si Manchester City dhe Liverpool, ndërsa tani është objektiv i Newcastle.

    Të paktën kështu thotë presidenti i klubit turk, i cili po ashtu ka pohuar se nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, me gjithë interesimit e Eddie Howe .

    Sipas Fanatik , Murat Sancak ka thënë: “Newcastle po konsideronte nënshkrimin e Balotellit. Por deri më tani ata nuk kanë bërë një ofertë zyrtare. Në kontratën e tij ka një klauzolë largimi”.

    “Por unë nuk mund të zbuloj shumën e kësaj klauzole”, deklaroi ai.

    Sancak ka konfirmuar gjithashtu se një ofertë zyrtare nga Arabia Saudite ishte bërë për sulmuesin, por kjo u refuzua.

    “Ne refuzuam. Ne thamë: Nuk kemi ndërmend të shesim”, nënvizoi ai.

    Balotelli iu bashkua skuadrës së Super Ligës verën e kaluar.

    Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asistime nga 20 paraqitje, me Adana Demirspor që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë.

    Pas largimit nga Anglia, italiani ka luajtur edhe me klube si Monza, Brescia, Marseille, Nice dhe AC Milan.

    Lajmi Paraprak

    Lajçak dhe Escobar paralajmërojnë vizita në Prishtinë e Beograd

    Lajmi i rradhës

    Caroline Ziadeh: Do të mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë