Një rregull pothuajse ‘i panjohur’ anulon golin e Rennes në minutën e 11-të shtesë dhe i jep Villarrealit vendin e parë në grup

    Klubit francez, Rennes iu mohua goli i barazimit në minutën e fundit shtesë kundër Villarrealit pas një vendimi të çuditshëm nga VAR-i.

    Të enjten mbrëma, Rennes priti spanjollët e Villarrealit ndërsa dyshja luftonte për të përfunduar në krye të Grupit F në Liga e Evropës.

    Brenda 10 minutave të fundit, Villarreali ishte në avantazh 3-2 falë golit të Dani Parejo. Thellë në shtesë, Lorenz Assignon mendoi se kishte barazuar rezultatin në 3-3 dhe i siguroi ekipit të tij vendin e parë në grup.

    Megjithatë, goli u anulua pas një kontrolli të VAR, i cili la shumë njerëz të hutuar.

    Fillimisht u mendua se goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje, pasi gjyqtari Atilla Karaoglan vuri krahun në ajër për të sinjalizuar se goli ishte anuluar.

    Megjithatë, më vonë u besua se goli u përjashtua për shkak të një rregulli shumԯ pak të njohur për tifozët e futbollit.

    Përpara golit, Rennesit iu dha një goditje dënimi, të cilën e realizoi mesfushori Enzo Le Fee. Goditja e Le Fee goditi traversën dhe u kthye drejt tij përpara se ai t’i pasonte topin shokut të skuadrës.

    Përfundimisht, topi mori rrugën drejt Assignon, i cili e shënoi në portën e Pepe Reina.

    Megjithatë, sipas Ligjit 13 të Federatës së Anglisë, i cili mbulon goditjet e lira, u shpjegua se një lojtar që kryen goditjen e lirë nuk mund ta prekë topin fillimisht pa e prekur një lojtar tjetër pasi topi të kthehet në lojë.

    “Nëse, pasi topi është në lojë dhe gjuajtësi e prek topin përsëri përpara se ai të ketë prekur një lojtar tjetër, jepet një goditje e lirë indirekte”, thotë ligji.

    Sipas mediumit Daily Mail, UEFA besohet se përdor një vendim të ngjashëm me FA angleze.

    “E dija që ekzistonte rregulli për penalltitë, nuk e dija se ekzistonte edhe për goditjet e lira”, ka thënë pas ndeshjes menaxheri i Rennes, Julien Stephan

    Si rezultat i humbjes, Rennes përfundoi i dyti në Grupin F, që do të thotë se ata do të duhet të marrin pjesë në një ndeshje play-off për një vend në raundin e 16-të të Ligës së Evropës.

    @emiliano.277 Increíble ese gol anulado 🥺😂 cobro el tiro libre pega en el palo y el mismo la vuelve a tocar es revisado por el VAR y lo anulan 😪#uefaeuropaleague #villarrealcf #rennes #staderennais #cosasdelfutbol #futbolmundial #futboleuropeo #francia🇨🇵 #espña #gonzaloplata #niñomoi🇪🇨✨ #kendrypaez #futbolecuador #europaleague #ligaproecuador #pyf #seleccionecuador #latri #triecuador🇪🇨💛💙❤️ #octavosdefinaleuropaleague #hinchassudamericanos #futbolsudamericano ♬ sonido original – LDU_Emiliano 🤍🇮🇩
    Lajmi Paraprak

    Përfitimet e vrapimit në mot të ftohtë

    Lajmi i rradhës

    BE-ja i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë