Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

    Legjenda angleze, Michael Owen ka pohuar se Paris Saint-Germain tani është një ekip më i dobët pasi nënshkroi me sulmuesin argjentinas, Lionel Messin.

    Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë bëri fillimin e tij të parë për PSG-në në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma në barazimin e tyre 1-1 me Club Brugge.

    Messi u rreshtua përkrah Kylian Mbappes dhe Neymarit në sulm, por asnjëri nga treshja e sulmuesve nuk arriti të ketë ndikim.

    Owen ka thënë ai nuk është i bindur që PSG është favorit për ta fituar garën pavarësisht fuqisë së tyre në sulm.

    “Sa më shumë që ne u përlotëm mbi ta, ky ekip i PSG-së me ata sulmues, ata janë të gjithë lojtarë fenomenalë në të drejtën e tyre”, ka thënë fillimisht Owen për BT Sport.

    “Por, të tretë së bashku e bëjnë atë më të dobët për mua dhe nuk e kuptoj pse ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”.

    “Unë mendoj se ekipet angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë larg, shumë më superior”.

    Messi nuk është emri i vetëm i madh që mbërriti në Paris këtë verë, pasi ata nënshkruan edhe me Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos, Gini Wijnaldum dhe Achraf Hakimi.

    “Unë pothuajse ndihem sikur nënshkrimi i lojtarëve si Donnarumma dhe Sergio Ramos u jep atyre më shumë shanse për ta fituar atë (Ligën e Kampionëve) sesa nënshkrimin e dikujt si Messi”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Kurti për “Open Balkan”: Dallimet nuk ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Ministri i shëndetësisë në Francë: Suspendohen tre mijë punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë