Pesë destinacionet e mundshme të Ronaldos, nëse largohet në janar nga United

    Cristiano Ronaldo me gjasë do të largohet nga Manchester Uited qysh në afatin kalimtar të janarit, pas intervistës shpërthyese në emisionin e Piers Morgan të dielën mbrëma.

    Mediat në Angli bëjnë të ditur se ylli portugez e ka bërë këtë me qëllim, në mënyrë që të largohet nga Djajtë e Kuq në afatin e dimrit.

    Por, ende nuk ka ndonjë destinacion të mundshëm se ku mund të transferohet 37-vjeçari, derisa Mirror Football ka disa opsione.

    Chelsea, Sporting, Inter Miami, klubet në Arbanië Saudite dhe Paris Saint-Germain, mund të jenë vendet, ku mund të shkojë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

    Ronaldo e bëri këtë intervistë para nisjes së Kupës së Botës, duke i lënë vetës më shumë hapësirë që të gjejë një klub të ri.

    Edhe në verën e këtij viti, portugezi synoi të largohej nga “Old Trafford”, por nuk kishte interesim serioz për të nga klubet e mëdha.

    Chelsea shihet si destinacioni i mundshëm, pasi Todd Bohely me bashkëpronarët e tjerë e duan atë në “Stamford Bridge”. 

    Lajmi Paraprak

    OKB-ja i kërkon Rusisë të paguajë kompensim Kievit për luftën në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    VOA: Ndërtimet pa leje, favorizëm dhe pandëshkueshmëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë