Pochettino zbulon arsyen e zëvendësimit të Messit në pushimin pas pjesës së parë

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se Lionel Messi u zëvendësua “si një masë paraprake” pasi sulmuesi u tërhoq në pushimin mes pjesëve në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Lille në kuadër të Ligue 1.

    Argjentinasi zgjodhi të zëvendësojë bashkëkombësin e tij me Mauro Icardin në pushim me PSG-në duke humbur 1-0, që do të thotë se Messi nuk e ka arritur ende golin e parë në Ligue 1 për klubin e tij të ri.

    PSG arriti ta kthejë lojën në pjesën e dytë, me Marquinhos që barazoi në minutën e 77-të përpara se Angel di Maria të shënonte golin e fitores 2-1 dy minuta para fundit.

    Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Pochettino, i cili ka treguar arsyen e vendimit të tij për ta zëvendësuar Messin.

    “Duhet të presim. Ne folëm me mjekun. Është një masë paraprake. Ai nuk mund të vazhdonte, por nuk është një çështje e madhe”.

    “Ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Pochettino për Amazon Prime.

    Ndryshe, Messi ka shënuar tri gola në Ligën e Kampionëve, por të parin në Ligue 1 do të vazhdojë ta kërkojë edhe në ndeshjet e ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Për një proces zgjedhor pa pengesa, KSHZ-ja me masa shtesë

    Lajmi i rradhës

    “Tetori i librit” të braktisur pikësëpari nga shteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë