“Fustani” poezia e Ardita Jatrus për sakrificat e një nëne

    Nëna ime kishte vetëm një fustan
    E lante natën dhe e thante pranë furnelës.
    Ditën e vishte me aromë të re
    Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
    Nuk desha të kishte një të dytë
    Unë ashtu e njoha
    me fustanin me lule rozë,
    deri te gjunjët.
    Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhë
    e preva copash natën me gërshërë
    dhe mbusha xhepat.
    Nëna heshti dy ditë
    e unë gëzohesha nga brenda
    që ajo vishte prapë të njjëjtin fustan
    dhe i përsërisja vetes,
    sa dua t’i ngjaj.
    Tani kam filluar të kuptoj nënën.
    Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
    nga dalin ofshamat
    kam filluar të kuptoj
    dhe vetëm pse copëtohej,
    pse luftonte vetëm.
    Fundja pse duhej të kishte një fustan.
    Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,
    rritem dhe i ngjaj asaj
    por me fustane të ndryshme
    luftoj vetë i dytë
    dhe stinët e mia thinjen para pasqyrës.

    Lajmi Paraprak

    Aty ku vrasësit kremtohen

    Lajmi i rradhës

    Pogba do të jetë ikona e Juventusit!

    Lajme tjera

    “Mona Liza”

    Shkëlzen Halimi Edhe sot e kësaj dite, sa herë që shkoj në stacionin e pritjes, në atë stacion…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë