Pse asnjë klub nuk po dëshiron të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon?

    Nuk është e vështirë të kuptohet se pse asnjë nga gjigantët e futbollit evropian nuk është i gatshëm t’i jap një vend në skuadrat e tyre, Cristiano Ronaldos.

    Sulmuesi i Manchester United dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe i kërkoi agjentit të tij, Jorge Mendes, që t’i gjejë një ekip që merr pjesë në këtë garë.

    Si i tillë, Ronaldo u lidh me lëvizje drejt Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Atletico apo Real Madrid, por duket se askush nuk dëshiron të nënshkruajë me portugezin, i cili ka shënuar 815 gola në karrierë dhe mesatarisht ka 0.73 gola për ndeshje gjatë 20 viteve të fundit.

    Më posht i gjeni klube e ndryshme dhe situata e lidhura me Ronaldo, të cilat e shpjegojnë pse secila e refuzoi.

    Bayern Munich

    Pala gjermane ishte një nga të parat që deklaroi publikisht se Cristiano Ronaldo nuk ishte në planet e tyre.

    “Ne arritëm në përfundimin se, pavarësisht gjithë vlerësimit që të gjithë ndiejmë për të (Ronaldon), ai nuk do të ishte përshtatur me filozofinë tonë në situatën aktuale”, ka thënë Oliver Kahn.

    PSG

    Kampionët e Ligue 1 vendosën të ndryshojnë rrjedhën e planifikimit të skuadrës së tyre pas largimit të Mauricio Pochettino dhe drejtorit sportiv Leonardo.

    Presidenti Nasser Al-Khelaifi theksoi gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi trajnerin e ri Christophe Galtier se skuadra është në kërkim të më shumë angazhimeve afatgjata dhe se Cristiano Ronaldo nuk i përshtatet idesë së re.

    Chelsea

    Opsioni për të luajtur për Blutë do të kishte joshur Cristiano Ronaldon, por disa media kanë theksuar se Thomas Tuchel nuk e do shumë sulmuesin portugez, ndaj ai nuk ka vend te Chelsea.

    Klubi londinez po kalon në një mini revolucion, por duket se nuk ka vend për CR7.

    Atletico dhe Real Madrid

    Ish-klubi i tij nuk e mendoi rikthimin e mundshëm të golashënuesit më të mirë në historinë e tyre, ndërsa shumë tifozë të Atletico Madrid shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një nënshkrimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

    Sindikata ndërkombëtare e grupeve të tifozëve të Atleticos madje lëshoi ​​një deklaratë në të cilën shprehën “refuzimin absolut” të mundësisë së nënshkrimit të Ronaldos, “i cili përfaqëson antitezën e vlerave që janë shenja dalluese e Atleticos tonë”.

    Për më tepër, presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, tha në prezantimin e Nahuel Molina se skuadra nuk do të bëjë më afrime.

    Cristiano Ronaldo është lënë jashtë listës së skuadrës së Erik ten Hag për duelin e sotëm miqësor ndaj Atletico Madrid në Oslo që u mbyll 1-0 për spanjollët.

    Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, Ronaldo njoftoi në Instagram se do të jetë i disponueshëm për të luajtur një miqësore kundër Rayo Vallecano të dielën në “Old Trafford”, por ai ende besohet se është në kërkim të një largimi të mundshëm. 

    Lajmi Paraprak

    Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?

    Lajmi i rradhës

    Parandalohet kontrabanda e ilaçeve veterinare në kufirin Maqedoni-Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë