PSG po përgatit një ofertë rekord për Lamine Yamal

    Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje që mund të tronditë botën e futbollit.

    Klubi francez ka vënë në shënjestër talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe është i gatshëm të paraqesë një ofertë pa precedentë në tregun e transferimeve.

    Talenti i ri spanjoll është shndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar në botë.

    Rritja e tij e shpejtë dhe ndikimi i menjëhershëm në fushë kanë bërë që klubet më të mëdha evropiane të shfaqin interes për shërbimet e tij.

    Sipas raportimeve nga Franca, PSG mund të ofrojë rreth 350 milionë euro për kartonin e lojtarit.

    Nëse konfirmohet, kjo shifër do të thyente çdo rekord të mëparshëm në historinë e transferimeve.

    Një operacion i tillë do të ishte i paprecedentë dhe do të tejkalonte çdo marrëveshje të realizuar deri më sot. Qëllimi i klubit parisien është i qartë: ta shndërrojë Lamine Yamal në liderin e projektit të tij sportiv.

    Kjo investim i madh pasqyron strategjinë ambicioze të PSG-së për të dominuar futbollin evropian me një gjeneratë të re yjesh.

    Te Barcelona qëndrimi fillestar mbetet i prerë: Lamine Yamal konsiderohet i pashitshëm. Klubi e sheh sulmuesin e ri si një nga shtyllat kryesore të së ardhmes së tij sportive.

    Megjithatë, një ofertë e këtij niveli do ta detyronte klubin katalanas, të paktën, të ulej në tryezë për ta shqyrtuar.

    Situata financiare e Barcelonës shton më tej kompleksitetin e vendimmarrjes. Pavarësisht kësaj, brenda klubit ekziston një dëshirë e fortë për të ndërtuar projektin rreth tij dhe për të shmangur largimin e një prej talenteve më premtues në botë.

    Një transferim i mundshëm i Lamine Yamal te PSG do të ndryshonte ndjeshëm panoramën e futbollit evropian, jo vetëm për shkak të shumës së përfshirë, por edhe për simbolikën e transferimit të një prej talenteve më të mëdhenj të viteve të fundit.

    Nga ana e tij, lojtari nuk ka dhënë sinjale për një largim nga Barcelona, ku aktualisht është një figurë kyçe në projektin sportiv. E ardhmja e kësaj çështjeje do të varet nga shumë faktorë, por një gjë është e qartë: PSG është i gatshëm të shkojë deri në fund.Nëse një ofertë e tillë konkretizohet, afati kallimtar i verës mund të shënojë një nga momentet më të bujshme në historinë e saj. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pas inspektimit të “jurisprudencës”, Fillkov saboton dhe nuk nënshkroi planet mujore për inspektorët

    Lajmi i rradhës

    Meloni humb referendumin për Reformën në Drejtësi në Itali

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë