PSG zyrtarizon transferimin e Sergio Ramosit

    Sergio Ramos edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i Paris Saint Germain.

    Mbrojtësi spanjoll është bashkuar me gjigantin francez me parametra zero, pasi u largua nga Real Madrid.

    Ai tanimë është prezantuar tek skuadra kryeqytetase franceze ku ka marrë fanellën me numër katër.

    35-vjeçari ka thënë se është i lumtur që është bashkuar me parisienët, derisa e ka pranuar se është një ndryshim i madh në jetën e tij.

    “PSG është një klub që tanimë e ka provuar vetën në nivelet më të larta. Unë dua të vazhdoj të rritëm dhe të përmirësohem edhe më shumë te Paris Saint Germain për ta ndihmuar ekipin të fitoj sa më shumë trofe”, deklaroi Ramos.

    Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me parisienët, kontratë e cila do ta mbajë atë në Parc de Princes deri në verën e vitit 2023./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni mbyt investimet në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Dy të infektuarit me llojin “Delta” në Tetovë janë pa simptoma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë