Dy të infektuarit me llojin “Delta” në Tetovë janë pa simptoma

    Pa simptoma janë dy personat e të njëjtës familje nga Tetova, tek të cilët është konfirmuar prania e llojit “Delta” të coroanvirusit.

    Siç thonë nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, përveç që nuk kanë asnjë simptomë, karakteristikë është se rastësisht është zbuluar se janë të infektuar me llojin “Delta”.

    “Dy personat janë të së njëjtës familje dhe kanë bërë test PCR për t’u kthyer në Gjermani, ku edhe jetojnë dhe punojnë. Nga rezultatet e testimit është konfirmuar se janë të infektuar me COVID-19 edhe atë me llojin indian. Të dy janë pa simptoma dhe është vepruar sipas procedurave adekuata – janë vendosur në izolim shtëpiak. Kontaktet e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes gjithashtu janë në izolim shtëpiak dhe vizitohen çdo ditë”, deklaroi epidemilogia nga Qendra e Shëntetit Publik në Tetovë, Suzana Subashiq.

    Ndryshe, në Tetovë ka 24 raste aktive me COVID-19, ndërsa në Spitalin Klinik nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PSG zyrtarizon transferimin e Sergio Ramosit

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë