Reagon FIFA, dënime për Shqipërinë dhe Anglinë?!

    Përballja në mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe ajo në mes Anglisë dhe Hungarisë, kanë nxitur reagimin e FIFA-s, e cila dënoi sjelljen dhe reagimin e tifozëve në të dy përballjet.

    “FIFA dënon ashpër incidentet në Angli dhe Shqipëri. Duam të tregojmë se pozita e jonë mbetet e fortë dhe vendosëse në bllokimin e çdo forme të dhunës dhe diskrimini ose ofendimi,” thuhet në kumtesën e FIFA-s.

    Sfida në “Air Albania” u ndërpre në minutën e 77-të, pas provokimit të Sviderskit ndaj publikut shqiptarë, të cilët reaguan duke hjedhur shishe dhe gjësende të tjera, pas së cilës arbitri francez Turpin drejtoi futbollstët në zhveshtore. Pas një pauze 10-15 minutëshe, futbollistët u kthyen në terren, por nuk kishte ndryshim të rezultatit.

    Ndërkohë një incident tjetër ndodhi në stadiumin “Uembli”, ku Hungaria u ndal në barazimin 1-1. Tifozët hungarez u përballën me sigurimin në stadiumin, dhe më vonë edhe policinë britanike. Incidenti u ndez në momentin që tifozët e Hungarisë vërshëlluan futbollistët anglez, të cilët u gjunjëzuan, në shenjë të përkrahjes së luftës kundër racizmit.

    Lajmi Paraprak

    ​Historia e Shtëpisë së Bardhë, rezidencës së presidentëve amerikanë

    Lajmi i rradhës

    KSHZ: Kryetarët e komunave në RMV të organizojnë dezinfektimin e vendvotimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë