Real Madridi me rekord të tmerrshëm lëndimesh

    Real Madridi ka pësuar më shumë lëndime sesa ndeshjet e luajtura këtë sezon, duke u bërë skuadra me rekordin më negativ.

    Lëndimi i fundit i Kylian Mbappes kundër Atalantës mund të mos duket serioz fillimisht, por po bëhet një shqetësim në rritje për gjigantët spanjollë, veçanërisht me numrin e ndeshjeve të mbetura këtë sezon.

    Real Madridi tani është goditur nga 27 lëndime deri më tani këtë sezon, duke tejkaluar numrin e ndeshjeve të luajtura.

    Skuadra spanjolle është përballur me më shumë se një dëmtim për ndeshje, me 23 ndeshje të luajtura deri tani dhe 27 lëndime të regjistruara.

    Kjo krizë e vazhdueshme e lëndimeve vazhdon të ushtrojë presion mbi skuadër, duke e lënë trajnerin Carlo Ancelotti me opsione të kufizuara ndonjëherë.

    Reparti më i prekur është ai i qendrës së mbrojtjes, ku Ancelotti shpeshherë po duhet të vendos mesfushorin Aurelien Tchouameni si titullar.

    Lajmi Paraprak

    Kjo është koha ideale kur fëmijët duhet të flenë

    Lajmi i rradhës

    E vërteta te shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë