Real Madridi rivalizon Unitedin për Pochettinon

    Mauricio Pochettino duket se në verë do t’i ndajë rrugët me Paris Saint-Germainin.

    Trajneri argjentinas nuk ka arritur të bind bordin e klubit me taktikat e tij, andaj me të përfunduar ky edicion do të shkarkohet.

    Por, sipas asaj që raporton MailSport, Real Madridi dhe Manchester United duan t’i marrin shërbimet e Pochettinos.

    Ralf Rangnick do të marrë konsulent te Djajtë e Kuq, ndërsa Carlo Ancelottit nuk është se i beson edhe shumë skuadra spanjolle.

    PSG duket se e ka synim që Zinedine Zidane të jetë trajner i tyre, ndërsa Arsene Wengerin e sheh si drejtor sportiv në klub.

    Kështu, Pochettinos do t’i hapej dera të zgjidhte nëse dëshiron të shkojë në Spanjë apo të rikthehet në Angli. 

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

    Lajmi i rradhës

    Kacarska: Sjellja e deputetëve është joserioze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë