Rekorde fantastike të CR7 në Kampionatet Evropiane

    Nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit.

    Ndërsa edhe në moshën 36 vjeçare, ai vazhdon të konkurrojë me futbollistët më të mirë në qarkullim duke vënë rekord pas rekordi.

    Në ndeshjen e parë grupore të Portugalisë në kuadër të ‘Euro 2020’, ai u bë futbollisti i vetëm që luan në pesë Kampionate Evropiane.

    Për më shumë, CR7 theu rekordin golashënues me dy golat kundër Hungarisë duke kaluar Michel Platinin (nëntë gola) dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane (me 11 gola) – rekord që pritet ta zgjatë.

    Në ndërkohë, më poshtë jua sjellim disa statistika të jashtëzakonshme të superyllit portugez:  

    Më së shumti gola në fazat finale: 11

    Më së shumti gola në kualifikime: 31

    Më së shumti ndeshje me së paku një gol: 8

    Më së shumti ndeshje me së paku dy gola: 3

    Më së shumti kampionate me së paku një gol: 5

    Më së shumti kampionate më së paku tre gola: 2

    Lajmi Paraprak

    Filmi “Pa vend” do të garojë për ‘Palmën e Artë’

    Lajmi i rradhës

    Akullore shtëpie me kakao

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë