Roberto Carlos, Dani Alves, Jordi Alba: Mbrojtësit më produktiv në çdo sezon që nga edicioni 1999/2000

    Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave ​​në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës, ku më produktivi ishte Dani Alves.

    Të martën në mbrëmje, Reece James vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Chelseat gjatë fitores 4-0 të ekipit të tij ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

    Anglezi ka shkëlqyer për ekipin e Thomas Tuchel së fundmi dhe tani ka 10 kontribute të golave ​​në emrin e tij në të gjitha garat në sezonin 2021/22 deri më tani.

    Goli i mrekullueshëm i James kundër Juventusit ishte i pesti i tij në sezon, duke shtuar pesë asistimet e tij në të njëjtin hark kohor – më i fundit nga ta që erdhi në fitoren 3-0 jashtë fushe kundër Leicester City të shtunën e kaluar.

    Asnjë mbrojtës në pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka më shumë kontribute në emrin e tyre dhe natyrshëm lind pyetja; me çfarë numrash do të përfundojë sezoni i produktit të akademisë së Chelseat?

    Ai ka një rrugë për të bërë për të arritur totalin më të lartë të grumbulluar nga mbrojtësit nga një sezon i vetëm në shekullin e 21-të.

    Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave ​​në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës.

    Kontributi i Alvesit në 25 gola për Barcelonën në sezonin 2010/11, sezoni kur fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, është më i madhi nga një mbrojtës në shekullin e 21-të.

    Pas tij vijnë emra si Roberto Carlos, Philipp Lahm dhe Maicon, të cilët gjithashtu kanë pasur shifra të frikshme të golave dhe asistimeve brenda një sezonit. /Telegrafi/

    2000/01 | Roberto Carlos, Real Madrid | 22

    Ndeshje: 50

    Gola: 9

    Asistime: 13

    2001/02 | Roberto Carlos, Real Madrid | 16

    Ndeshje: 52

    Gola: 6

    Asistime: 10

    2002/03 | Roberto Carlos, Real Madrid | 20

    Ndeshje: 53

    Gola: 6

    Asistime: 14

    2003/04 | Roberto Carlos, Real Madrid | 20

    Ndeshje: 49

    Gola: 9

    Asistime: 11

    2004/05 | John Arne Riise, Liverpool | 16

    Ndeshje: 57

    Gola: 8

    Asistime: 8

    2005/06 | Roberto Carlos, Real Madrid | 12

    Ndeshje: 45

    Gola: 6

    Asistime: 6

    2006/07 | Dani Alves, Sevilla | 12

    Ndeshje: 51

    Gola: 5

    Asistime: 7

    2007/08 | Dani Alves, Sevilla | 22

    Ndeshje: 47

    Gola: 4

    Asistime: 18

    2008/09 | Dani Alves, Barcelona | 19

    Ndeshje: 54

    Gola: 5

    Asistime: 14

    2009/10 | Maicon, Inter | 19

    Ndeshje: 52

    Gola: 7

    Asistime: 12

    2010/11 | Dani Alves, Barcelona | 25

    Ndeshje: 54

    Gola: 4

    Asistime: 21

    2011/12 | Dani Alves, Barcelona | 21

    Ndeshje: 51

    Gola: 3

    Asistime: 18

    2012/13 | Philipp Lahm, Bayern Munich | 19

    Ndeshje: 47

    Gola: 0

    Asistime: 19

    2013/14 | Ricardo Rodriguez, Wolfsburg | 17

    Ndeshje: 38

    Gola: 7

    Asistime: 10

    2014/15 | Leighton Baines, Everton | 16

    Ndeshje: 37

    Gola: 3

    Asistime: 13

    2015/16 | Matthias Ginter, Borussia Dortmund | 14

    Ndeshje: 40

    Gola: 4

    Asistime: 10

    2016/17 | Marcelo, Real Madrid | 16

    Ndeshje: 46

    Gola: 3

    Asistime: 13

    2017/18 | Aleksandar Kolarov, AS Roma | 17

    Ndeshje: 47

    Gola: 3

    Asistime: 14

    2018/19 | Jordi Alba, Barcelona | 20

    Ndeshje: 54

    Gola: 3

    Asistime: 17

    2019/20 | Achraf Hakimi, Borussia Dortmund | 19

    Ndeshje: 45

    Gola: 9

    Asistime: 10

    2020/21 | Juan Cuadrado, Juventus | 21

    Ndeshje: 40

    Gola: 2

    Asistime: 19

    Lajmi Paraprak

    Sikur të taksoheshin miliarderët…

    Lajmi i rradhës

    Arjanit Hoxha e pranon se është takuar me Musa Xhaferin: Kush janë personat që e përcjellin çdo lëvizje timen?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë