Ronaldo i ofrohet Milanit dhe Interit, por klubet italiane e refuzojnë

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar dy klubeve të mëdha italiane, Milanit dhe Interit, por këto dy klubet kanë refuzuar mundësinë për transferimin e tij.

    Ronaldo ka më shumë se një muaj që ka kërkuar të largohet nga Old Trafford, pasi synon të luajë futboll në Ligën e Kampionëve.

    Bindja e tij është edhe më e madhe tani pas fillimit të sezonit në Ligën Premier, pasi Unitedi ka pësuar dy humbje turpëruese në dy ndeshjet e para kampionale.

    Megjithatë, edhe përkundër kërkesës për t’u larguar, asnjë klub i madh evropian deri tani nuk ka bërë ndonjë ofertë për transferimin e portugezit.

    37-vjeçari është lidhur me klube si Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Napoli kohëve të fundit, por tashmë thuhet se i është ofruar edhe disa klubeve tjera.

    Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Ronaldo i është ofruar dy klubeve të mëdha nga Serie A, Milanit dhe Interit.

    Por ky medium shton se të dy klubet nga i njëjti qytet kanë refuzuar mundësinë për ta transferuar sulmuesin e mirënjohur.

    Javët e ardhshme pritet të sqarojnë përfundimisht të ardhmen e Ronaldos, pasi kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës. 

    Lajmi Paraprak

    Studim: Rënia e aftësive njohëse lidhet me ushqimin e përpunuar

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e punëtorëve në Kosovë | Kompanitë private po punësojnë edhe pensionistë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë