Sheik Jassim do ta blejë Liverpoolin?

    Gjatë javës së kaluar, Sheik Jassim, një anëtar i familjes mbretërore të Katarit dhe njëherësh kryetar i Bankës Islamike të Katarit, ofroi 6.57 miliardë funte për të blerë Manchester United. Por, familja Glazers e refuzoi ofertën e tij dhe po ecën përpara me një oferte prej 1.4 miliardë funtesh nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe për një pjesë të aksioneve.

    Raportet thonë se Sheik Jassim është i pakënaqur për refuzimin dhe ende po kërkon të zotërojë një klub futbolli.

    “A ka mënyrë më të mirë për t’u përgjigjur sesa të blesh rivalët më të mëdhenj të Unitedit, Liverpoolin dhe të hedhësh të gjitha paratë që do të hidhje në Man Utd për t’i bërë ata të paguajnë për atë vendim për të mos u shitur te ju”, ka thënë Mike Keagan i Daily Mail.

    Fakti është se kompania që zotëron Liverpooli, FSG, nuk është më në kërkim të investitorëve të rinj pasi ka arritur një marrëveshje me Dynasty Equity. FSG kurrë nuk kishte ndërmend të shiste Liverpoolin.

    Për më tepër, shumica e tifozëve të Liverpoolit janë kundër që klubi i tyre të bëhet një klub shtetëror si Manchester City, pavarësisht nga injektimi i parave të premtuara.

    Sheik Jassim thuhet gjithashtu se po mendon të braktisë ndjekjen e tij për të zotëruar një klub në Ligën Premier dhe të ofrojë para për blerjen e Interit në Serie A.

    Lajmi Paraprak

    Agrumet dhe mollët mund ta përkeqësojnë problemin e fryrjes së barkut

    Lajmi i rradhës

    Çfarë tha Macron për vizat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë