“Ballistët” e Shkëndijës i detyruan ta lëshojnë tribunën, shkaku i flamurit kombëtar

    Java e tretë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur me ndeshjen e fundit ku Shkëndija ka shënuar fitore ndaj AP Brera me rezultat 0-2.

    Ekipi nga Tetova në këtë ndeshje kishte edhe një grup të tifozëve të tyre të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin kuq e zi, ndërsa kjo ka zgjatur vetëm deri në minutën e 30-të, pasi sipas tifozëve “Ballsitëst” ata janë detyruar ta lëshojnë tribunën pas shpalosjes së flamurit Kombëtar shqiptar.

    Reagimi i Ballistëve:

    Ndryshe, KF Shkëndija shkroi në FB se policia ndali flamurin kombëtar në tribunë për “Ballistët”, mirëpo nuk ndalën dot fluturimin e Fiton Ademit në fushë, që me dy realizime i dha triumfin dhe vendin e parë në renditje klubit.

    Ndeshja e radhës

    Fundjavën e ardhshme zhvillohet xhiroja e katërt, pas çka kampionati do të ketë pauzë dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Shkëndija do të luajë si vendase në Tetovë përballë Pelisterit.

    Shkëndija-Pelisteri 31.08.2024

    Lajmi Paraprak

    Probleme të reja për automjetet elektrike në tregjet e mëdha europiane

    Lajmi i rradhës

    Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë