Shkupi vs Shkëndija 0:2 / Pamjet më të bukura gjatë ndeshjes

    Kuqezinjtë fitojnë në Çair dhe bëjnë hap të madh drejt titullit. Cake e Ademi realizojnë për fitore, derisa publiku shkupjan në fund përcjell me duartrokitje futbollistët e Shkëndijës.

    SHKUPI – SHKËNDIJA 0:2 (0:1)

    Stadiumi në Çair të Shkupit

    Golashënues: Cake 18’ dhe Ademi 59’ (Shkëndija)
    Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)

    SHKUPI: Iljazi (c), Sheji, Rautubjaje, Toshevski, Adem (Diene 71’), Eduardo (Avornuo 46’), Trapanovski (Vosha 61’), Edmundsoon (Gronner 71’), Ramani, Ibishi, Ilieski.
    Trajner: Ernest Gjoka

    SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Adili (Dita 46’), Merxhani, Çinari (Krstevski 75’), R. Ramadani, Totre (c), Krasniqi (F. Ramadani 90’+5), Shala, Ademi (Aganspahiç 66’).

    Trajner: Jeton Beqiri

    Fitore e madhe e kuqezinjëve që dalin me tre pikë nga Çairi ku triumfojmë 2:0 ndaj Shkupit. Një nga dy derbit e mëdha me vlerën e titullit kampion na takon neve që bëjmë një hap të madh drejt fitimit të kampionatit.

    Shkëndija në Çair shkoi me besim të shtuar pas asaj fitore dramatike 3:2 ndaj Brerës në mesjavë dhe që në minutat e para u vërrejt se futbollistët me fanella të bardha ishin të qartë në atë çka duan. Në minutën e 18-të Iljazi ndali tentimin e Krasniqit pas asistit të Ademit, derisa në vazhdim do të prisheshin balansat kur Çinari harkon saktë nga këndi për Caken, derisa mbrojtësi me kokë shënon për 1:0. Provoi të përgjigjet Shkupi me Ali Adem, mirëpo Taleski pret sigurtë në portë. Në vazhdim Shkëndija kishte kontroll të plotë në lojë, duke menaxhuar gjërat në terren derisa në minutën e 32-të shkuam pranë golit të dytë kur Krasniqi goditi ashpër nga gjuajtja e lirë, ndërsa Cake në tentim për të shënuar nxori topin nga vija e portës.

    Edhe pjesën e dytë e nisëm me kanosje kur Krasniqi harkon nga gjuajtja e lirë, ndërsa goditja e Reshat Ramadanit me kokë ndalet në traversë. Ky ishte paralajmërim për golin e dytë të tanëve që erdhi në minutën e 59-të kur Krasniqi jep top të gjatë drejt Ademit, derisa sulmuesi lëviz shkëlyqeshëm duke fituar shumë terren me një prekje të topit me kokë, para se të del para Iljazit ku me qetësinë e një vrasësi serik realizon për 2:0. Krasniqi shkoi pranë golit të tretë por e djathta e tij shkoi skaj shtyllës. Shkupi shansin e parë dhe të vetëm serioz e kishte në minutën e 80-të kur Taleski me super pritje neutralizon goditjen e Ramanit. Katër minuta para fundit kishim edhe një mundësi për 3:0, mirëpo Iljazi bllokon Aganspahiçin që u shërbye bukur me top nga Krasniqi.

    Në fund fitorja shkoi për Shkëndijën, derisa vlerësim maksimal meriton publiku shkupjan që me duartrokitje përshëndeti fituesin e këtij derbi të madh shqiptar.

    Ndeshja e radhës

    Javën e ardhshme luhen ndeshjet e xhiros së 32-të dhe kuqezinjtë në Tetovë presin ekipin e Struga Trim&Lum.

    Shkëndija-Struga Trim&Lum 12.05.2024

    Lajmi Paraprak

    3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë yndyrnat e shëndetshme që nuk bllokojnë enët e gjakut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë