Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

    Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.

    Gazetari Endi Tufa raporton se pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.

    Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

    Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritje e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    KShZ: deri në mesnatë qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Ndërmarrja Publike “Drislla”: dyshojmë për prapavijë politike

    Bashkohu

    Informohu në kohë