Si i dështoi Bayern-it transferimi 65 milionësh – dalin prapaskenat

    Bayern Munich ka dështuar të transferojë një mesfushor në ditën e fundit të afatit kalimtar për transferimin e futbollistëve.

    Në fakt kishte një marrëveshje totale mes Bayern Munich dhe Fulham për mesfushorin portugez Joao Palhinas.

    Kampionët në fuqi të Gjermanisë, kishin finalizuar marrëveshjen me Fulhamin në bazë të një shume prej 65 milionë eurosh.

    Reprezentuesi portugez kishte udhëtuar drejt Munichut ku kishte kaluar edhe testet mjekësore me klubin bavarez, si dhe ishin bërë gati fotot e prezantimit.

    Por në fund zyrtarizimi i tij nuk ndodh, pasi Fulham nuk arriti të gjente një zëvendësues të tij dhe në fund bllokoi kalimin e Palhinhas te Bayerni.

    Kjo ka bërë që te Bayerni të nervozoheshin me faktin se nuk arritën të gjenin një zëvendësues për Ryan Gravenberch që e shitën te Liverpooli.

    Përveç kësaj, dy transfere të tjera dështuan për Bayernin në minutat e fundit të afatit kalimtar.

    Bavarezët donin të sillnin Armel Bella Kotchap nga Southampton dhe Trevor Chalobah nga Chelsea.

    Në fund asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ia doli te Bayerni, që do të thotë se Thomas Tuchel mbeti pa një zëvendësues të synuar për Benjamin Pavard, i cili u largua për në Inter.

    Lajmi Paraprak

    Sot në Tetovë përballen KF Shkëndija – KF Shkupi

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria jep detaje për bastisjen e mbrëmshme në klinikën e Onkologjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë