Sot në Tetovë përballen KF Shkëndija – KF Shkupi

    *Arkivi / Fotografia: Lirim Shabani

    Kuqezinjtë me seri prej katër fitoreve rresht dhe si lider të renditjes të shtunën në Tetovë presin Shkupin në duelin e xhiros së gjashtë.

    NDESHJA

    Shkëndija vs Shkupi

    Liga e Parë, xhiroja e gjashtë

    Stadiumi i qytetit në Tetovë

    E shtunë, 2 shtator, ora 16:00

    E shtuna sjell derbi të madh në Tetovë kur Shkëndija përballet me Shkupin në duelin e xhiros së 6 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë janë në seri pozitive prej katër fitoreve rresht në po aq takime të zhvilluara, derisa kërkojmë triumfin e rradhës për të vazhduar me efekt të 100%. Në këtë ndeshje vijmë pas triumfit 2:1 me Rabotniçkin në Shkup, ku realizuam dy gola në kohën shtesë. 

    Shkupi në Tetovë vjen me seri prej 2 fitoreve, 2 barazimeve dhe 1 humbje në pesë xhirot paraprake dhe me 8 pikë mban pozitën e katërt në renditje. 

    Skuadra

    Kamer Qaka do të jetë gati për lojë kundër Shkupit, pavarësisht se humbi disa seanca stërvitore pas duelit me Rabotniçkin. Mesfushori mori një goditje të fortë që e detyroi të largohet nga loja që në pjesën e parë. Mirëpo ekipi mjekësor i Shkëndijës kanë punuar intenzivisht duke arritur ta bëjnë gati për lojë, derisa Qaka ka zhvilluar me ngarkesë maksimale seancat e ditës së enjte dhe premte. 

    Ndërkohë Adenis Shala mbetet jashta kombinimit, pasi zgjatja e kofshës së prapme i shkakton problem dhe do të nevojiten ekzaminime shtesë për vlerësimin e saktë të shkallës së dëmtimit.

    Lojtarët tjerë janë gati, pa llogaritur Florent Ramadanin dhe Zija Merxhanin që janë jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve. 

    Transmetimi

    Përballja Shkëndija-Shkupi zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti Radio Televizionin e Maqedonisë

    Lajmi Paraprak

    Të dhënat personale të qytetarëve vihen në pikëpyetje, shkak mungesa e procedurave në institucione

    Lajmi i rradhës

    Si i dështoi Bayern-it transferimi 65 milionësh – dalin prapaskenat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë