Janë të papërshkrueshme emocionet e tregolëshit që çon Kombëtaren Shqiptare një hap larg kualifikimit në europianin e vitit 2024 që do të mbahet në Gjermani. Çekët u thyen që në pjesën e parë, shkruan Nistori.
Me golin e Jasir Asanit u la të kuptohej se kundërshtari do të dalë i mundur. Me dygolëshin e Taulat Seferit, u vulos fitorja – mbase më e rëndësishme – e këtij cikli të kualifikimeve për Euro 2024. Anulimi i golit të Arbnor Mujës nuk zbehi gëzimin, harenë, këngën.
E me të vërtet “morëm fjalën” bashkë me Shkurte Fejzën, vargjet që tashmë i këndon i madh e i vogël. Po si dukej Tirana? Si mos më mirë, me djem e vasha me qeleshe e veshur kuq-e-zi, të ardhur nga të gjitha trojet që të bëhemi një, tok. Dhe, vetëm kur jemi tok, ia dalim.
Po Kombëtarja si dukej? Siç do ta shihni në fotot e mëposhtme të shkrepura nga fotoreporteri i Nistorit, Lirim Shala. /Nistori/































































