Tifozët e Al Nassr janë kthyer plotësisht kundër Cristiano Ronaldos pasi kanë vënë re atë që ai bëri gjatë humbjes shkatërruese ndaj Al Ittihad.
Al Nassr rifilloi sezonin e tyre në Superligën e Arabisë Saudite pas eliminimit të tyre në Ligën e Kampionëve të AFC ndaj Kaëasakit.
Ronaldo humbi një shans të madh në minutën e 95-të duke e eliminuar ekipin e tij nga gara.
Ëndrra e tyre për në ligë tani ka mbaruar gjithashtu, pas humbjes së tyre shkatërruese 3-2 ndaj rivalëve Al Ittihad.
Houssem Aouar shënoi një gol fitoreje në minutën e fundit duke e dënuar Al Nassr me humbje të dytë radhazi në të gjitha garat.
Ronaldo, i cili nuk arriti të shënonte, tregoi frustrimin e tij kur Aouar shënoi në minutën e 94-të. Ai mund të shihej duke ngritur duart lartë me neveri ndërsa kritikohej nga tifozët e Al Nassr në rrjetet sociale.
Ish-ylli i Manchester United u cilësua si “qesharak” pasi disa tifozë duan që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit.
“Shikoni si po sillet kapiteni ynë qaraman. CR7 është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë Al Nassr. Ultrasit po e kërkojnë këtë. Largojeni Cristiano Ronaldon nga klubi im. TANI”, shkroi një tifoz në platformën X.
“Po i lëviz duart sikur të ketë bërë diçka këtë sezon”, “Filloni me shiritin e kapitenit… ai nuk e meriton shiritin e kapitenit” dhe “Ai e mashtroi Al Nassr për 3 vjet të plota për 900 milionë dollarë”, ishin disa nga komentet tjera të tifozëve.
Ndryshe, Al Nassr renditet në vendin e katërt në ligë dhe është 11 pikë larg liderëve të Al Ittihad.