“Top i Artë më lehtë fitohet te Barcelona se sa te Bayern Munich”

    Robert Lewandowski e ka filluar shumë mirë aventurën me Barcelonën, duke u kthyer në idhull të tifozëve blaugrana.

    Sulmuesi polak ka shënuar 11 gola në kampionat dhe Ligës e Kampionëve, ndërkohë që tani është i fokusuar te Polonia, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit.

    Polonia do të përballet me Holandën (22 shtator) dhe Uellsin (25 shtator) në Ligën e Kombeve.

    Lewandowski ka folur edhe për “Topin e Artë” në një prononcim për mediet polake.

    “Barcelona është skuadra ku më shumë lojtarë që e kanë fituar Topin e Artë. Mendoj se rruga është më e shkurtër nga Barça sesa nga  Bayerni”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës. 

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Qeveria po funksionon normalisht dhe nuk ka arsye për riemërime

    Lajmi i rradhës

    Dështuam në ngritjen e zërit kundër nënçmimeve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë