Tre emrat të mëdhenj mungojnë nga “Uimbëlldon 2021”

    Pas Rafael Nadal dhe Naomi Osaka, respektivisht numrat 2 në botë për meshkuj e femra, një tjetër tenist “big” është tërhequr nga grand slam i Uimbledon, që nis më 28 qershor në Londër.

    Bëhet fjalë për austriakun Dominik Tiem, numri 3 në botë për meshkuj. Një dëmtim i pulsit të dorës së djathtë ka detyruar Tiemin që të tërhiqet, pasi i duhet të qëndrojë jashtë fushave për 4-5 javë. Tiem duhet të mbajë një mbrojtëse në puls, duke humbur edhe Lojrat Olimpike të Tokios, që nis më 23 korrik.

    Nga turneu i Uimbëldon janë tërhequr edhe zvicerani Stanislas Vavrinka, fitues i 3 grand slam në karrierën e tij dhe kanadezi Milosh Raoniç, të dy të dëmtuar dhe operuar së fundi.

    Lajmi Paraprak

    Si të përgatisim waffle

    Lajmi i rradhës

    Trekëndëshi i Bermudës | Çfarë mund të na tregojë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë