Turneu Ndërkombëtar “Struga Open 2024”, klubi “Khalid” u kthye në Tetovë me 18 medalje 

    Më 29.09.2024, në Strugë u zhvillua turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open”, ku morën pjesë mbi 400 garues dhe 50 klube nga katër shtete: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, njofton Nistori.

    Klubi i Karates “Khalid” nga Tetova u përfaqësua nga 21 garues, të cilët arritën të sigurojnë plot 18 medalje:

    Medalje të arta: Blenda Asani, Lina Ameti, Medalje të argjendta: Shkëmb Sabriu, Amina Shabani, Muhamed Idrizi, Merisa Idrizi, Erblin Bajrami, Leart Bajrami, Medalje të bronzta: Shkëmb Sabriu (kata), Dijesa Bilalli, Diar Amiti, Lejla Fazliu, Agon Aliti, Altin Shabani, Endrit Aliti, Hadi Shaqiri, Edin Isaki, Blerona Idrizi.

    Trajneri Albion Idrizi shprehu kënaqësinë e tij për performancën e shkëlqyer të karateistëve tetovarë, të cilët arritën të triumfojnë me rezultate të larta dhe të ofrojnë një garë atraktive për publikun.

    Megjithëse është një nga klubet më të reja në Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut, Klubi “Khalid” po ecën me hapa të shpejtë drejt suksesit, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të anëtarëve të tij. Ky turne ndërkombëtar konfirmoi rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të Klubit të Karates “Khalid” në skenën sportive.

    Me 18 medalje të fituara nga 21 garues, klubi dëshmoi potencialin e madh dhe përkushtimin e tij drejt përsosmërisë. Performanca e shkëlqyer e sportistëve dhe kënaqësia e trajnerit Albion Idrizi tregojnë se klubi po ecën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke e bërë Tetovën krenare me arritjet e tij në arenën ndërkombëtare të karatesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kryetarëve të komunave në RMV do të mund t’u merret mandati në të ardhmen

    Lajmi i rradhës

    A janë 100 ditë të mjaftueshme për t’i vlerësuar punët e Qeverisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë